Një rritje alarmante e shifrave të infektimeve në Kosovë këtë të martë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 1,765 qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë, të hënën u shënuan 740 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 5 persona.
Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
Në total numri i rasteve aktive është 10.183.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.