Plenumi i mësimdhënësve, përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe Sindikatave tha se kërkon rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Nëse nuk plotësohet ky kusht plenumi i mësimdhënësve planifikon bojkot të mësimit nga fillimi i vitit të ri shkollor. Të pakënaqur me shumën e pagës bazë të mësimdhënësve, ata kërkojnë që Carovska të bëjë përpjekje maksimale në Qeveri dhe të plotësojë nevojat e të gjithë punonjësve në arsim, duke siguruar rritje pagash në vitin e ri shkollor. “Ne i referohemi kësaj kërkese si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të përdorura në jetën e përditshme, si dhe rritjes së pagës mesatare, e cila është shumë më e lartë se pagat e punonjësve të arsimit. Përndryshe, ne, mësuesit nga Plenumi i mësimdhënësve, do të detyrohemi të organizohemi dhe të shfaqim pakënaqësi publike, thekson Plenumi në kërkesën drejtuar Carovskës.
Data 16.05.2025
Aktuale
- Snopçe: Mexhiti deri para një viti e gjysmë ishte nënkryetar i listave të zeza dhe i të korruptuarve
- Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll
- Raportim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, evakuohet të pranishmit – Policia kryen kontrolle
- Konfliktet mes dy fiseve në Has që sollën të vrarë e të plagosur/ Vetting: Babai i autorit të krimit kërkoi ndihmë, por nuk mori përgjigje! Roli i pushtetit vendor inekzistent
- Mexhiti: Qeveria është stabile, katër deputetë të Frontit Evropian do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare
- Vetting publikon fakte të reja rreth vrasjes në Has! Agim Jaku akuza zyrtarëve vendore! Kryetari i Bashkisë: Toka shtet është zënë privatisht!
- Kreshnik Bekteshit i zëvendësohet burgu me masën ‘arrest shtëpiak’
- Operacion antidrogë, arrestohen dy persona, disa të tjerë të shoqëruar