Ministria e Shëndetësisë njofton se 96 persona janë infektuar me covid 19 pasi e kanë marrë fazën e dytë të vaksinës. Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme fillon vaksinimi në shtëpi.
Autoritetet e Shëndetësisë në vend njoftojnë se nga gjithsej 330.320 qytetarëtë vaksinuar me dy doza të vaksinës, 96prej tre kanë qenë pozitiv të Kovid-19 pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Nga ky numër i të infektuarve, 13 kanë qenë të hospitalizuar. Dy prej tyre për momentin janë në mjekim dhe janë të shtrirë në stabil edhe pse një prej tyre është me sëmundje të rëndë kronike.
“Kjo do të thotë se vetëm 0,02 për qind janë infektuar me Kovid-19 që dëshmon se sa është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen”, porosit MSH.
Nga 96 prsonat pozitiv, 56 janë infektuar në periudhë më të shkurtër se 21 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Asnjë nga pacientët që kanë marrë dy doza të vaksinave e që ka qenë i infektuar me covid nuk ka ndëruar jetë. Ndërkaq, nga dita e nesërme qytetarët të cilët për arsye shëndetësore nuk janë në gjendje të vijnë dhe të marrin vaksinën kundër KOVID në pikën e vaksinimit, mund të caktojnë termin për vaksinim në kushte shtëpie. Caktimi i terminit bëhet përmes paraqitjes së drejtpërdrejtë në qendrat shëndetësore, ndërsa mund ta bëjnë edhe direkt duke u regjistruar në pikat e vaksinimit.