Sot (24.07.2021) në Gostivar është organizuar aksioni në kuadër të projektit parandalues të SPB Tetovë, “Siguri më e madhe e këmbësorëve, çiklistëve, motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotinetëve” në kuadër të të cilit qytetarët u njoftuan me rregullat ligjore dhe ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.
Në aktivitet, bartës i të cilit është Seksioni për Parandalim i SPB Tetovë, këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët e pranishëm dhe persona të cilët drejtojnë trotinetët, më afër u njoftuan me ndryshimet më të reja të rregullativës ligjore e cila ka të bëjë me këtë kategori të pjesëmarrësve në trafik. Përveç kësaj, atyre iu ndanë edhe fletushka të përgatitura enkas për këtë rast. Takim të këtillë para 10-të ditëve ishte organizuar edhe në Tetovë.
Një pjesë nga projekti, poashtu do të jetë edhe organizimi i mësimeve për trafikun me të cilat do të përfshihen kryerësit e kundërvajtjevenë trafik të këtyre kategorive.