Ministri i Punëve të Brendshme, Olver Spasovski, zëvendësministri Nazim Bushi, drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe kryetari i Komunës Rankovcë, Ivica Toshevski dhe i Komunës Staro Nagoriçanë, Zhaklina Jovanovska i vizituan objektet e rikonstruara në Rankovcë dhe Staro Nagoriçanë.
”Në kuadër të aktiviteteve strategjike për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve materialo-teknike dhe kapaciteteve infrastrukturore të policisë së Maqedonisë, sot unë me bashkëpunëtorët, përveç takimeve të punës të cilat i realizuam me kolegët e Njësisë Policore Rankovcë dhe të Stacionit Policor Staro Nagoriçanë, kishim mundësinë të bëjmë një këqyrje në punët e rikonstruara të të dy objekteve të këtyre njësive organizative pranë SPB Kumanovë.
Dhe me të vërtetë, me kënaqësi të madhe mund të konstatoj se jo vetëm se e zvogëluam listën e gjatë të objekteve policore të cilat i kemi paraparë për rinovim në tri-katër vitet e kaluara, por se edhe në Njësinë Policore Rankovcë dhe Stacionin Policor Staro Nagoriçanë tani në përdorim kanë objekte të rinovuara në mënyrë cilësore, me të cilët përmirësohen kushtet në realizimin e detyrave të përditshme të cilat do ti përmbushin nevojat si të nëpunësve policorë, poashtu edhe të qytetarëve të këtyre mjediseve”, tha ministri Spasovski pas vizitës së objekteve.
Ministri Spasovski elaboroi se duke i përcjellur standardet për efikasitet energjetik të objekteve, në të njëjtën kohë kemi pasur kujdes për nevojën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes ndërrimit të mënyrës së deritanishme të ngrohjes të të dy objekteve, me vendosjen e ngrohjes qendrore me kazan elektrik, për dallim të përdorimit të deritanishëm të druve për ngrohje si energens. Në këtë drejtim dritaret e vjetra janë ndërruar me PVC dritare, orenditë e vjetra prej druri janë ndërruar dhe është ndërtuar fasadë e re e jashtme. Në përgjithësi, nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për punë të ndërtimit gjatë rikonstruimit dhe sanimit të të dy objekteve janë ndarë mbi pesë milion denarë.
”Në këtë kontekst më lejoni edhe një herë të theksoj se ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në planet e parapara për përmirësimin e standardeve materialo-teknike për punë dhe për funksionimin e të gjitha njësiteve organizative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga viti 2017 deri më sot në tërësi janë rikonstruar 58 objekte, kurse për momentin në rikonstruim e sipër janë objektet e SPB Kumanovë, NJPB Krushevë, NJPB Prilep, Njësia Policore Çashkë”, potencoi ministri Spasovski.
Spasovski argumentoi se përmirësimi i kushteve për punë të nëpunësve policorë rezultoi me rezultate pozitive të cilat i realizojnë të punësuarit, të shprehur me tregues statistikor, sipas të cilëve, për shembull, në rajonin e Komunës Rankovcë shënohet zvogëlim i numrit të veprave penale në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar.
Në fund ministri Spasovski edhe një herë potencoi se udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë dhe me motivim të fuqishëm t’i ndërtojë kapacitetet e përgjithshme të institucionit dhe të krijojë polici profesionale, të pajisur, moderne dhe të motivuar e cila do të jep rezultate edhe më të mira, në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.