Me 66 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi nevojën për miratimin e Ligjit për Shtetësi me flamur evropian. Pas kësaj, votimi ligji do të përcillet në Komisionin për Çështje Evropiane dhe më pas do të kthehet për votim në senacë plenare. Pasi ligji është propozuar me flamur evropian debati në komision dhe në seancë plenar në lexim të dytë është i kufizuar nga tre ditë më së shumti.
Ligji u vendos dy herë në votim, pasi herën e parë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, thirri ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq që ta elaboroj ligjin, ndërsa përfaqësues janë ministri dhe zëvedësministri i Brendshëm. Pas reagimit të opozitës maqedonase, Xhaferi anuloi votimin dhe thirri ministrin Spasovski që të japë shpjegime për propozimin dhe më pas e vendosi sërish për votim.
Për këtë lëshim reagoi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi shumicën parlamentare se dëshiron t’i kalojë ligjet për intereseat e tyre .
Ligji për Shtetësi fillimisht u propozua me procedurë të rregullt, por pasi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri u bllokua nga partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe E Majta, me diskutime maratonike, opozita shqiptare me marrëveshje me Qeverinë, e propozuan ligjin me procedurë të shkurtuar me flamur evropian.
Gjatë ditës së sotshme pritet të diksutohet në pralament rreth këtij propozim-ligji, ndërsa më pas të thirret në Komisionin për Çështje Evropiane. Ky ligj është propozuar dhe është shtyrë përpara në procedurat e nevojshme nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, duke synuar që të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve që jetojnë në vend por që nuk kanë shtetësi. Linda Ebibi /SHENJA/