Ligji sipas të cilit ndalohet përdorimi i qeseve plastike vonon gjysmë viti. Propozim-ligji për menaxhim me mbeturina dhe paketim ka ngecur në Kuvend dhe ende nuk dihet se kur mund do të gjendet në Komisionin për çështje evropiane, pasi shumica e deputetëve ligjet për menaxhim me mbeturina i hoqën nga rendi i ditës. Këtë e kërkojnë organizatat ekologjike sepse në një pjesë të tij, ligji mundëson importin e mbeturinave për djegie, ndërsa ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, paralajmëroi tërheqjen e ligjit. Në ndërkohë, sasitë e prodhimit të qeseve plastike nga viti në vit po rriten.
Kur flasim për rritjen e prodhimit, mund të them se në 10-12 vitet e fundit kjo është dyfishuar, dhe kjo duhet ta ndezë alarmin, duke pas parasysh se pjesa më e madhe e prodhimit përfundon në tregun tonë-deklaroi Snezhana Vasilevska, nisma për ndalimin e qeseve plastike.
Ndalesa ligjore për përdorimin e qeseve plastike nuk do të jetë e mjaftueshme, thotë Vasilevska, por nevojitet të edukohen qytetarët dhe të nxitet vetëdija për dëmet dhe pasojat e plastikës.
Këtu fokusi duhet të jetë në ripërdorimin, sepse zgjidhjet që bazohen në alternativa të përhershme dhe ripërdorimit janë të vetmet të qëndrueshme, sepse ato janë në harmoni me natyrën dhe në pajtim me parimet e qarkullimin ekonomik, ku gjithmonë në krye është parandalimi i mbeturinave – u shpreh Snezhana Vasilevska, nisma për ndalesën e qeseve plastike.
Me zgjidhjen ligjore, megjithatë do të lejohet të bëhet Pazar edhe me qese plastike, por me kusht të jenë me komponent bio-tretës dhe një qese do kushtonte 10 denarë. Në vendet ku qeset plastike janë të ndaluara, është reduktuar prodhimi i plastikës. Sipas vlerësimeve të fundit në nivel vjetor në tregun tonë përfundojnë rreth gjysmë milion qese plastike.