Vaksina në vendin tonë ka mjaftueshëm, ndërsa procesi i imunizimit po funksionon shkëlqyeshëm. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar në rrezik më të madh të komplikimeve nga sëmundja, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Apelon që qytetarët të imunizohen sepse vaksinimi është pa takim, dhe vaksinat janë në dispozicion për të gjithë.
“Vaksinat kundër Kovid-19 e zvogëlojnë paraqitjen e komplikimeve dhe rezultatit të vdekjes nga sëmundja. Që të arrihet qëllimi i vaksinimit, është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë qytetarë”, thekson Ministria.
Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani 58 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 55 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç, 50 përqind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç dhe 40 përqind e popullsisë mbi moshën 50 kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.