Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar të Ministrisë së Financave është ulja e çmimeve për energjinë elektrike dhe shpemzimeve për amvisëritë, miratuar sot nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, norma tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë ulet nga 18% në 5%. Ulja e normës në përputhje me zgjidhjen ligjore do të zbatohet në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar deri në datë 30 qershor të vitit 2022. Pas kësaj date, në vitin e ardhshëm, përkatësisht nga data 1 korrik të vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, do të zbatohet norma preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë.
Qëllimi i vendosjes së normës preferenciale tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë është sigurimi i çmimit më të ulët për qytetarët dhe ulja e shpenzimeve të tyre.
Data 08.06.2025
Aktuale
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…