Në vendkalimin kufitar Tabanovc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta, nga ana maqedonase, ndërsa në vendkalimet tjera nuk ka më vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftuan sot nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Nga LAMM në kumtesë theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Rruga rajonale R-2332 Resnjë – Ohër (përmes Galiçicës) është e hapur për trafik. Rekomandim për drejtuesit e mjeteve që t’i afrohen kësaj rruge me kujdes për shkak të paraqitjes së mundshme të rrëshqitjeve të vogla të tokës.