Gjatë një kontrolli në një objekt në Tetovë mbrëmë rreth mesnate janë hasur 8 femra të moshës prej 22 deri në 44 vjet të cilat i kanë zbavitur mysafirët. Nga 8 të arrestuarat 3 ishin shtetase ruse, një ishte nga Ukraina dhe një nga Shqipëria, ndërsa katër të tjerat ishin shtetase të Maqedonisë së Veriut. Aksionin e kanë kryer inspektor të Njësitit për tregti të paligjshme të armëve dhe drogës dhe polic të uniformuar.
– Advertisements –
Valltaret në fjalë janë privuar nga liria dhe ndaluar në stacionin policorë të Tetovës për procedurë të mëtejme.