Aleanca për Shqiptarët është deklaruar për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vijat e kuqe me Bullgarinë. Sipas tyre për këtë çështje do të duhet diskutim më i gjerë, se tërë debati duhet të zhvillohet në Kuvend dhe jo nga selitë partiake. “Aleanca për Shqiptarët vlerëson se temat e këtilla dhe procesi integrues në të njëjtën kohë, janë shumë serioze, meritojnë një trajtim më serioz e institucional dhe nuk mund të merren vendime vetëm në bazë të deklaratave politike dhe partiake. Ne jemi në konsultim profesional edhe me faktorë të brendshëm, por edhe me faktorin ndërkombëtarë, me qëllim që të mos lejohet as edhe ndonjë pasojë aksidentale. Debati rreth temave të këtilla nuk mund të zhvillohet përmes konferencave për shtyp nga selitë partiake, por nevojitet një debat i mirëfilltë në institucionin më të lartë ligjvënës në vend. Të dëgjojmë të gjitha detajet, argumentet e palëve në Kuvend dhe aty do shpalosim edhe argumentet dhe qëndrimet tona”, thonë nga ASH-ja.
Data 24.08.2025
Aktuale
- BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve shqiptar
- E rëndë në Shkodër/ E moshuara i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës
- Aliu: Deri të hënën pritet të kompletohet lista e ekspertëve për shqyrtimin e procedurave kirurgjikale të panevojshme tek pacientët nëpër spitalet private
- Wall Street Journal: Pentagoni ka bllokuar Ukrainën që të kryejë sulme thellë brenda Rusisë
- Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale
- U përfshinë në një përplasje me armë zjarri me policinë, zbardhen emrat e dy të rinjve që u arrestuan, njëri prej tyre mbeti i plagosur! Si ndodhi grabitja e karburantit
- VLEN: BDI zhduku diasporën shqiptare nga regjistrimi
- Fluksi në pikat kufitare të Kosovës: Çfarë po ndodh në Dheu i Bardhë?