Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 652.680 doza të vaksinave, ndërsa 243.727 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 11.393 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.355 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 496.228 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 39% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një doze vaksine. /SHENJA