Partitë opozitare përmes 222 amendamenteve për rishikimin e buxhetit do të kërkojnë uljen, e siç thonë shpenzimeve joproduktive të Qeverisë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE thotë se në rishikim janë paraparë shuma milionëshe për blerjen e mobileve dhe automjeteve, për punësime shtetërore dhe rritje të pagave në institucione, në vend të projekteve të rëndësishme për jetën e përditshme të të gjithë qytetarëve.
Le të ndërpriten shpenzimet e pastrukturuara në mënyrë që këto para të mund të alokohen për çështje të tjera në buxhet në mënyrë që të mund të merremi më mirë me këtë recesion dhe krizë financiare. Është më thelbësore të sigurohen 30 ambulanca, 20 kamionë zjarrfikës, të sigurohen 26,000 laptop për mësuesit, mbi 13,000 tableta për ata që nuk mund të ndjekin mësim t’u kthehen të gjithë atyre që shkuan në vendet fqinje për të marrë vaksina – deklalroi Bojan Stojanovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do të kërkojnë të ulen shpenzimet joproduktive.
Të gjitha amendamentet tona janë përqendruar kryesisht në investime kapitale që u referohen nevojave të qytetarëve. Uji i pijshëm, kanalizimi, asfaltimi, mbrojtja e pyjeve, të gjitha janë të orientuara drejt një jete më të mirë – tha Elmi Aziri – deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Sot nuk kishte asnjë debat komisioni mbi propozim-rishikimin e buxhetit. Sipas procedurës parlamentare, ndryshimet e propozuara do të debatohen për maksimum dhjetë ditë, pas çka rishikimi do të shkojë në seancë plenare për votim. Ky është rishikimi i parë i buxhetit të shtetit këtë vit.