LSDM së bashku me qytetarët po krijojnë program të përbashkët për secilën komunë me të cilin ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, është shprehur në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, deputetja e LSDM-së, Zaklina Lazarevska.
“Ne i dëgjojmë kritikat dhe sugjerimet nga qytetarët dhe ndërtojmë një program të përbashkët qytetar për secilën komunë. Sondazhet e fundit tregojnë se ne jemi favorit për të fituar zgjedhjet komunale. Në çdo rast, ne do të ofrojmë së bashku me qytetarët, sepse jeta e qytetarëve është në komuna”, deklaroi Stojanovska.