Për dy javë, më 13 korrik, do të fillojë të pastrohet lindani nga Ohisi. Këtë e njoftoi ministri i ekologjisë Naser Nuredini në një takim me gazetarë. Do të pastrohet vetëm deponia e vogël në ish-gjigandin kimik Ohis, ndërsa deponia e madhe që është pranë kësaj, ende nuk dihet kur do të pastrohet. 8.4 milion euro do të paguhen vetëm për deponinë e vogël, nga të cilat 4 milion euro janë para për grante. Do të bëhet rimediacion i tokës, dhe do të pastrohen 1,500 ton mbetje të rrezikshme.
Nuredini pret që ligji që shpall pjesën e Malit Sharr si park nacional të kalojë në Kuvend të mërkurën. Sidoqoftë, Nuredini ankohet se deri më tani nuk ka kaluar asnjë ligj në Parlament, që është hartuar nga Ministria e Mjedisit.
“Në mandatin tim, Ministria e Mjedisit ka përpunuar 16 ligje. Prej tyre, deri më tani asnjëri nuk ka kaluar në Kuvend. Kemi dërguar propozim-ligji para 18 muajve”- deklaroi Naser Nuredini – Ministër i mjedisit jetësor.
Përmes fondeve globale për ekologji dhe hua do të ndërtohen tre deponitë rajonale që nuk duhet ta ndotin mjedisin. Për to do të shpenzohen 55,3 milionë euro, prej të cilave 38,7 milionë euro janë grante ndërsa 16,6 të tjerat hua. Deponia rajonale në Rusino do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm ndërsa ende nuk janë finalizuar dokumentet për dy deponitë e tjera, në Sveti Nikollë dhe e treta që duhet të vendoset në rajonin e Pellagonisë.
Furnizimi i ardhshëm i automobilave qeveritarë do të jenë hibrid e jo dizel si deri më tani. Qytetarët nuk do të mund të importojnë makina nga jashtë shtetit me standard nën Euro 5 ndërsa makinat nën këtë standard do të regjistrohen më shtrenjtë.
Igor Stefanovski