Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ka kërkesa që dasmat të organizohen në ambiente të mbyllura.
Megjithatë sipas tij, epidemiologët janë të ndarë në lidhje me këtë kërkesë.
“Do t’i shqyrtojmë ato kërkesa. Mund të them se epidemiologët janë të ndarë për dasmat në ambiente të mbyllura. Po bëjmë përpjekje që të shohim se a mund të bëjmë diçka dhe nuk mund të konfirmojmë nëse do të kemi përkeqësim të gjendjes”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.