Kryetari i partisë Alternativa, nëndega në Lagjen e trimave në Kumanovë, pak pas përzgjedhjes si kryetar nëndege, e ka ndalur një grua në rrugë e cila iu është rrëfyer.
Kjo grua i ka përmendur problemet infrastrukturore që ekzistojnë në rrugën e saj dhe ka tentuar që të gjej zgjidhje.
Selmani thotë se ky rrëfim i jep shpresë për aktivizmin e tij politik dhe për një ndryshim të madh që duhet të ndodh në Kumanovë.
“ Një ditë një grua në lagjen time më ndali në rrugë dhe me parashtroi një pyetje shumë prekëse, o bir në rrugën ku jetoj është bë një gropë e madhe , baltë shumë, rruga pa asfaltuar, athu vjen ajo dit qe edhe ne te kemi kushte normale për të jetuar ashtu si i ka hije, paramendoni ne shekullin 21 nuk kemi rrugë , kanalizim, nuk kemi gjëra elementare për jetën. Mbeta pa koment dhe pa përgjigje.
E dhimbshme”, shkruan Abaz Selmani.