Nga LSDM, kanë arsyetuar vendosjen e taksës ekologjike duke thënë se taksat ekologjike janë një pjesë e pashmangshme e politikave për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Ata inkurajojnë dhe bëjnë thirrje deri te qytetarët që të përdoren burimet më ekologjike dhe që mbrojnë mjedisin jetësor por dhe jetën e qytetareve. “ Taksa e gjelbër futet në një kohë kur hiqet akciza prej 3 denarë, e cila u vendos kur çmimi i naftës ishte i ulët. Gjithashtu e rëndësishme është se shuma e taksës ekologjike ndryshon nga lloji i derivatit dhe se taksa më e lartë është planifikuar për derivatet që ndotin më shumë mjedisin, të tilla si benzinë, naftë, vaj ekstra të lehtë dhe karburant, për këto është paraparë që taksa të jetë 3.5 denarë për litër, ndërsa për benzinën pa plumb, tarifa do të jetë 3.1 denarë më tepër”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, në bazë të analizave thuhet se në këtë mënyrë në buxhetin vjetor do të sigurohen ndërmjet 50 dhe 55 milion euro. Këto fonde, sipas paralajmërimeve do të përdoren për projekte të reja ekologjike, investime në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të ngjashme.
“Lufta kundër ndotjes sjell në mënyrë të pashmangshme pasoja financiare. Nuk duhet të neglizhohet se trajtimi i efekteve të ajrit të ndotur të ambientit në shëndetin e njeriut është dukshëm më i shtrenjtë. Pretendimet e VMRO-DPMNE-së se kjo është taksë krize janë pretendime të pavërteta . Këto tarifa do të jenë të destinuara ekskluzivisht për investime të gjelbra dhe punë të gjelbra, të cilat do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe një mjedis më të pastër”, shtojnë nga LSDM.
Në fund nga partia në pushtet, thuhet se vetëm në këtë mënyrë, vërtetohet se po punojmë për promovimin e sektorit të gjelbër, kështu që u dërgojmë një apel të gjithë deputetëve në Kuvend për të mbështetur ndryshimet ligjore që sjellin përfitime për shtetin, energjinë, mjedisin dhe cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.