Rregullat për udhëtim në Greqi mbesin të pandryshuara dhe vazhdohen për edhe një javë, në pajtim me vendimin e ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, që tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare, ka hyrë në fuqi në mëngjesin e sotëm, ndërsa mes terash vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kështu, është i detyrueshëm një dokument lidhur me Kovid-19, gjegjësisht ose certifikatë për vaksinim, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, apo rezultat negativ të testit PCR të bërë 72 orë para udhëtimit apo test rapid (të shpejtë) 28 për para mbërritjes në Greqi apo vërtetim për kalimin e virusit korona, si dhe formular të plotësuar PLF.
Vendi ynë edhe më tej është në istën e shteteve për të cilat vlen përjashtimi për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, ndërsa drejt Maqedonisë së Veriut është hapur vetëm vendkalimi Evzoni (Bogorodicë) me orar pune prej orës 7 deri në 23 sipas kohës lokale, gjegjësisht prej orës 6 deri në 22 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut.
Për turistët, vlejnë të njëjtat rregulla dhe kufizime që vlejnë edhe për grekët, siç është ora policore nga ora 1.30, që do të hiqet nga e hëna 28 qershor, ndërsa maska është e detyrueshme vetëm në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura nëse ka shumë njerëz.
Në pajtim me vendimin ministror, të gjithë vizitorët, “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend”, kanë dy opsione edhe një mundësi alternative, lidhur me dokumentet që duhet t’i paraqesin dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa MIA hollësisht i transmeton të gjitha parakushtet për udhëtim në Greqi.
Më konkretisht, opsioni i parë është që të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë detaje: emrin dhe mbiemrin, siç është regjistruar në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e administrimit.
Opsioni i dytë është me test negativ PCR, të bërë 72 orët e fundit para udhëtimit, në një laborator privat ose shtetëror të aprovuar nga shteti dhe në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikata duhet të përmbajë gjithashtu emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.
Përveç dy opsioneve, përndryshe, siç thuhet në vendimin ministror, vizitorët në Greqi mund të paraqesin një certifikatë të sëmundjes ose një rezultat pozitiv nga një PCR ose test antigjeni (i shpejtë) i vlefshëm nga dy deri në nëntë muaj nga data e specifikuar e sëmundjes në dokument dhe kanë kaluar 30 ditë nga rezultati i parë pozitiv.
Dokumenti duhet të jetë nga një institucion publik ose nga laboratorë të aprovuar nga vendi i origjinës, të përmbajë të dhënat e pasaportës dhe përsëri, ai mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.
Duke qenë se Greqia tashmë ka prezantuar certifikatën dixhitale Kovid, kjo mundësi është shtuar si një alternativë, dmth turistët mund të hyjnë në vend me një certifikatë të tillë në formë dixhitale ose të shtypur, e cila duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me vaksinimin ose rezultatin.
Detyrimet konkrete vlejnë për personat mbi 12 vjeç.
Për më tepër, për udhëtime, formulari elektronik PLF (Forma e Lokatorit të Pasagjerëve) është i detyrueshëm, i cili duhet të plotësohet përmes faqes në internet https://travel.gov.gr para nisjes, pas së cilës merret një konfirmim me një kod QR dhe është konsiderohet dokumenti i nevojshëm për hyrjen në Greqi.
Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund të testohen, dhe zgjedhja bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.
Nëse testohen, do të duhet t’i presin rezultatet.
Nëse rezultati është pozitiv, sigurohet një karantinë dhjetë ditore, ndërsa nëse është për njerëzit që kanë përfunduar vaksinimin 14 ditë më parë, atëherë izolimi i detyrueshëm është shtatë ditë, dhe në ditën e fundit të karantinës, kërkohet test PCR .
Për shkeljen e masave dhe detyrimeve ligjore, janë paraparë gjoba prej 500 dhe 5.000 euro.
Ndalimi për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, përjashtim përveç për Maqedoninë Veriore ka edhe për Australinë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Japoninë, Izraelin, Kanadanë, Bjellorusinë dhe Malin e Zi. Bahreinin, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Katarin, Kinën, Kuvajtin, Ukrainën, Ruandën, Rusinë, Arabinë Saudite, Serbinë, Singaporin dhe Tajlandën.
Vendimi i parë ministror “Parakushte për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Kovid-19” u njoftua në 14 maj të këtij viti, kur pas një pauze prej 14 muajsh u hap kalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u lejohej të hyjnë në Greqi, dhe që atëherë vazhdohet çdo javë.