Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i “Alternativa”, Bekim Saliu.
“Që nga ribrendimi i partisë, atëherë kur vendosëm që të emërtohemi me emrin Alternativa, ne filluam të mendojmë për një politikëbërje pak më ndryshe se të tjerët. Në suaza të kësaj është e rëdësishme që në një organizat politike të ketë zhvilluar mekaizmin e riorgaizimit të vazhdueshëm. Përkundër faktit se ne treguam një rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit, kryetari ynë, Afrim Gashi, e pa të arsyeshme që tashmë kishte ardhur një fazë e re për ndryshime kadrovike. Kështu, edhe përskaj rezultat solid që e arritëm në zgjedhje, ne vendosëm që partisë t’i japim një impuls dhe energji të re në prag të zgjedhjeve lokale. Reformat disamujore brendapartiake krijuan energji, sinergji dhe kohezion të fuqishëm brenda strukturave tona. Gjatë kësaj periudhe reformuese u takuam me çdo aktivist dhe simpatizant, në çdo vendbanim shqiptar, i rifreskuam edhe njëherë resurset dhe kapacitetet tona që kështu të dalim sa më fuqishëm për zgjedhjet lokale. Mendoj se ndryshimet kadrovike brenda Alternativës do të jenë dëshmia se fitues i zgjedhjeve lokale do të jetë koalicioni AAA-ASH. Për këtë synim punojmë ditë e natë pa ndërprerë, ndërsa jemi të bindur se vjeshta do ta dëshmojë këtë” – ka deklaruar Saliu për emisionin Target në Almakos.