Ka mbetur edhe një orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve.
Në orën 18:00 është paralajmëruar konferencë për media nga KSHZ, e treta me radhë për ditën e sotme.
Pritet të shpalosën të dhëna për numrin e qytetarëve në votime, në nivel shtetëror dhe komunal .
Gjithashtu nga KSHZ do të përgjigjen edhe nëse deri tek ky komision ka pasur ose jo ankesa të parashtruara për ndonjë parregullsi.
Ashtu si në orën 10:00 dhe në orën 13:00, edhe deri në orën 17:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 48.19%, ndërsa dalje më të ulët ka ne Jegunovc me 12.77%.
Siç theksuan nga KSHZ, deri tek ky komision deri nw orwn 13 nuk është paraqitur asnjë ankesë.
Almakos.com
E.SH