Ministria e shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3239 testime të COVID-19 dhe prej tyre 9 raste të reja kanë rezultuar pozitiv, prej tyre nga 3 raste janë regjistruar në Shkup dhe Kërçove, ndërsa Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1 rast pozitiv.
“Janë regjistruar 13 pacientë të shëruar, prej tyre 4 nga Kumanova, 3 nga Shkupi, 2 nga Vinica dhe nga 1 pacient në Prilep, Tetovë, Shtip dhe Kërçovë. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën si rezultat I COVID-19, 2 nga Shkupi 86 dhe 70 vjeçarë dhe 1 nga Tetova 56 vjeçar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.