Nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së që posedojnë certifikata sigurie sot i dërguan kërkesë me shkrim kryeministrit Dimitar Kovaçevski që t’ua dërgojë marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha se ata si përfaqësues të qytetarëve kërkojnë sa më shpejtë që është e mundur ta marrin marrëveshjen. Kur bëhet fjalë për shpenzimet buxhetore, sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e qasshme për opinionin dhe qytetarët të jenë të sigurt se ky projekt është me interes publik, e jo në interes të individëve të caktuar që do të përfitonin prej asaj marrëveshjeje. Komisioni kuvendor për çështje ekonomike e hodhi poshtë amendamentin e VMRO-DPMNE-së për lejet për koncesion të lëndëve të para minerale.
Data 18.08.2026
Aktuale
- Forcat proqeveritare në Jemen: Disa luftëtarë Huthi të vrarë në sulmet me dronë në Jemenin juglindor
- “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve!”, Mbyllet protesta e 80-të, qytetarët i kërkojnë dorëheqjen Ramës: Dil në bulevard! Atdheu nuk është biznes privat
- Distanca me Klodin/ Elijona tregon se si qëndron e vërteta
- Prej 19 ditësh banorët e Divjakës në protestë, kundërshtojnë propozimin e Ramës për shkrirjen e Bashkisë
- MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
- Protesta kundër Ramës/ “Zuzari, ç’i sheh syri i do për vete”, Lush Susaj: Ambasadori i SHBA që do të vijë në Shqipëri, të na ndihmojë të rikthejmë demokracinë
- Klekovski: PET-skaneri nuk është i prishur, problem është ciklotroni
- Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS! Ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia



