Në gjithë vendin deri më tani janë aplikuar 1.332.658 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 579.358 qytetarë. Vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 14,159 qytetarë, 3621prej të cilëve e kanë pranuar dozën e parë. Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë është e moshës mbi 40 vjeç, ndërsa 29% janë të moshës mes 18 dhe 39 vjeç. Shtojnë se procesi i vaksinimit po rrjedh pa pengesa, ndërsa qytetarët në pikat e vaksinimit mund të imunizohen pa termin. Fëmijëve të moshës 12 deri 18 vjeç, për t’u vaksinuar u duhet leje nga prindërit. Në fund nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se vetëm përmes vaksinimit të plotë mund të parandalohet forma e rëndë e infektimit, ndërsa po ashtu ulen gjasat për infektim dhe vdekje.
Data 30.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Shkolla e Norovës, shteti nuk investon dhe prish atë që ndërtuan vetë
- Noizy ‘i vë flakën’ kryeqytetit nesër me koncertin madhështor me DJ legjendarë të muzikës elektronike, Anuela Ristani: Dhuratë e bukur për Tiranën, prej ditësh hotelet të bllokuara nga rezervimet
- (VIDEO) Alarmante: Numri i fëmijëve të prekur nga droga në rritje
- (VIDEO) Pas propozimit të Mickoskit, Filipçe i gatshëm të diskutojë për një njësi zgjedhore
- MPB: Të shtëna në Matkë të Sarajit, është plagosur një person
- Autor i një serie vjedhjesh, arrestohet në Vlorë hajduti i laptopëve dhe televizorëve
- Mickoski takohet me Orbanin në Hungari: Maqedonia mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane
- Ndotja e ajrit – nga 33 rekomandime, autoritetet kanë përmbushur vetëm gjashtë