Universiteti i Tetovës, si përfaqësues i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vendin tonë, 7 Marsit – Ditës së Arsimit dhe Shkollës Shqipe ia ka kushtuar rëndësinë e veçantë që e meriton kjo datë historike.
Dita e Arsimit dhe e Shkollës Shqipe, na e përkujton figurën e nderuar të mësuesit, përpjekjen e tij titanike përballë sfidave të kohës.
Në këtë ditë të shënuar për shkollën dhe arsimin tonë kombëtar, ndjej obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë edhe plejadës së profesorëve të parë të Universitetit tonë, të cilët sakrifikuan të gjitha forcat e tyre mendore dhe fizike për ta ngritur këtë tempull të diturisë në nivelin e një Universiteti modern, të cilin e gëzon sot kombi shqiptar.
Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
- Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it
- Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë
- VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit
- Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
- Nëna e kërkoi gjithë natën 12-vjeçaren: Një i mitur e mbylli në makinë
- Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë



