Me rastin e 7 Mrasit – Ditës së mësuesit shqiptar, kryetari i Komunës së Kërçovës ka dërguar mesazh urimi deri te të gjithë mësimdhënësit shqiptarë për këtë ditë të rëndësihme, e siç ai e quna, të sakrificës. Në urimin e tij Dehari nënvizon se përpjekja e Rilindasve të kohës duhet pasuar nga gjeneratat e reja, përcjell FLAKA.
“7 Marsi gjithmonë na përkujtojnë sakrificën dhe mundin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe. Shumëçka vjen e shkon, por këtë datë të rëndësishme nuk mund ta harrojmë kurrë, kjo ditë na kujton shkollën e parë shqipe, mësonjëtoren e Korçës, mësuesit dhe nxënësit e parë që ishin pjesë e kësaj shkolle. Përpjekja e Rilindasëve të kohës, vazhdoi duke pasuar në gjeneratat e reja për të forcuar arsimin, duke i mundësuar kushte për avansimin dhe ngritjen e tij.
Në emër të Komunës së Kërçovës, si dhe në emrin tim më lejoni që të përgëzoj mësimdhënësit dhe punëtorët në arsim për punën e tyre të shenjë, duke iu dëshiruar suksese në edukimin e brezave të rinj”, shkruan në urimin e kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari. FLAKA