“Vodno është zonë e mbrojtur dhe si e tillë duhet që të trajtohet nga ana e shtetit”, janë kategorik ekologët, shkruan “Meta”.
Përveç ligjit për mbrojtje të natyrës nga vitit 2004, në të cilin në nenin 18-të shkruan se: “Zonat e mbrojtura të mbrojtura përpara ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, si natyra të rralla, vazhdojnë të jenë zona të mbrojtura në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji”, prej të cilit një ekzemplar kanë ofruar që t’ia japin zëvendës/ministrit të Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli për shkak të deklaratës së tij, në debatin publik për gazsjellësin nëpërmjet Vodnos se Vodno për fat të keq, nuk është e mbrojtur, ata i theksojmë dy dokumentet, nga vitit 1976 dhe 1991, në të cilat theksohet neni i përmendur, me të cilin mali Vodno është shpallur për mal-park dhe është caktuar mënyra e mbrojtjes së tij.
Në nenin 1 të dokumentit nga viti 1976 qëndron se mali Vodno është shpallur për mal-park dhe thuhet se në cilat kufi mbrohet: “Kufijtë e malit park janë: nga hidrocentrali Matkë, pas rrjedhës së lumit Treska deri në grykën e lumit vardar, kufirit jugor të qytetit të Shkupit me lagjet: Trnodol, Kozle, Kapishtec, Përzhinë dhe Kisella Vodë nëpërmjet rrugës Sopishte-Përzhinë, më pas nëpërmjet rrugës qarkore që i lidh vendet e banuara Sveta Petka, Çiflik, Sonje e Epërme, Sonje e Poshtme, Rakotincë dhe Sopishte”.
Sipas ekologëve, me këtë vendim për ndërtimin e gazsjellësit nëpërmjet Vodnos dhe projektet të cilat janë filluar përpara tij, institucionet shtetërore me vite në mënyrë të vetëdijshme i injorojnë këto fakte, ndërkaq shkatërrimi i malit tolerohet me arsyetimin se nuk është mbaruar revalorizimi i zonës së malit-park i cili duhet të jetë i mbrojtur, që është obligim që del nga tanimë ligji për mbrojtjen e natyrës, transmeton Portalb.
“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga institucionet përkatëse me cilin akt, nëse ai fare ekziston, është miratuar vendimi që të ndalohet mbrojtja e Vodnos”, thotë Andrea Jankov, nga “E dua Vodnon” dhe pyet “nëse Vodno është e pambrojtur, kush është për atë fajtor?”.
Edhe pse në disa raste është kërkuar qëndrim nga zv/ministri për Mjedis Jetësor, Jani Makraduli, megjithatë nga kabineti i tij nuk ka kurrfarë përgjigje.
Pasi që është paralajmëruar se eko-aktivistët e “E dua Vodnon” me mur të gjallë do ta mbrojnë Vodnon, nga vinçat që e ndërtojnë rrjedhën e gazsjellësit, Qeveria në seancën e saj të 22 gushtit e ka obliguar ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të përgatit propozim-ligj për mbrojtjen e Vodnos në afat prej 30 ditëve.



