62 deputetë votuan kundër, 40 “për”dhe 2 abstenuan. Numrat treguan se VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.
Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën.
Votimit I parapriu debat I ashpër në të cilin VMRO akuzoi ekzekutivin, si më të papërgjegjshmin, më jo punëtorin dhe më të kriminalizuarin në historinë e vendit.
Sipas tyre pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve.
“Dolët në zgjedhje dhe thatë se keni plan për jetë. Sot, të gjitha diskutimet e deputetëve dhe ministrave, janë se sa e vështirë ishte situata”, shprehet Ilia Dimovski nga VMRO DPMNE.
Edhe opozita shqiptare me plot vërejtje për punën e ekzekutivit. BDI mbrojti punen e ministrave të saj dhe të partnerit të koalicionit.
“Ne nuk do bëhemi pjesë e këtyre lojrave politike për të përkrahur interpelancë.Më 27 prill z.Zaev, njerëzit që ke rotull, ishin njerëz që besonin në shtet të së drejtës e jo në rikualifikim të lëndës së Almirit në “aksident trafiku. Cdo të ndodhte nëse sulmet terroriste në Berlin apo qytetet të tjer,ku u shkelën njerëz me kamionë, të kualifikoheshin nga akt terrorist në aksident trafiku”, theksoi Zijadin Sela nga Aleanca Për Shqiptarët.
“Përshtypja e qytetarëve është se të arriturat e kësaj qeverie janë më pak nga protja etyre. Mbase edhe ndoshta mbajnë argumentimet për gejndjene rëndë të trasjhëguar nga qeveria e kaluar, por kjo nuk e cliron qeverinë aktuale nga përgjegjësia që ka” , u shpreh Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA.
“Kjo qeveri I solli shpresë Maqedonisë. Kjo shumicë parlamentare reformuese, tre herë votoi dhe përkrahu ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, edhe përkundër kundështimeve tuaja declarative në Foltore, ju të nderuar deputetë të opozitës asnjëherë nuk e kundështuat ligjin për gjuhët”, theksoi Artan Grubi nga BDI.
Gjithsesi, debati ktheu pas 5 muajsh në kuvend partinë e Mickoskit. Ish kreu I VMRO-së dhe ish kryeministri I vendit, Nikolla Gruevski, duke përmbyllur fjalimet maratonë të deputetëve të partisë së tij, akuzoi Zaevin se nuk ia solli Maqedonisë jetën që ia premtoi.
“Gjatë gjithë vitin bisedohet për reforma dhe asnjë reformë serioze nuk realizohet. Qeveria vetëshpallet si Reformatore, por njerëzit asnjë reform nuk po ndjejnë. Kjo ëështë qeveri e skandaleve dhe nëncimeve. Nëncmim I Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Të mos flasim për katastrofën në bujqësi, në sistemin arsimor dhe shëndetësor, për të cilët askush nuk mban përgjegjësi”,u shpreh Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve eurointegruese.
“Me pjesmarrje në reforma, të përballet në mejdanin politik , si parti politike e liruar nga trashëgimia kriminele. Që të krijojmë kushte për ndryshimin e vërtetë dhe tejkalimin e pasojave nga sistem i shkatërruar, na duhet përfshirja e të gjitha subjekteve të përgjegjëshme politike, dhe pak më shumë kohë”, theksoi. kryeministri Zoran Zaev.
Zaev i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov që të nënshkruajë edhe Ligjin për gjuhët.
“Dua edhe një hetë t’ju bëj thirrje të mbështesni konceptin, “një shoqëri për të gjithë”. Ky koncept është vlerë, qytetarët kanë të drejta, janë qytetarë të RM.së, nuk është gjë prej të cilës duhet të trembemi, është e drejtë e tyre Kushtetuese. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje edhe një herë Presidentit Ivanov, të dekretojë ligjin, që jeta të vijë, të shohin të gjithë se më në fund, paragjykimet enitke në Maqedoni, i takojnë së kaluarës. Dhe të gjithë bashkë, do ta duam shtetin tonë dhe do të punojmë për të”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Zaev tha se punët janë duke u përmirësuar dhe kjo reflektohet në jetën e qytetarëve dhe punën e institucioneve dhe kompanive./M.G

