Që në orën 09:00 të mëngjesit gazetarët ndodheshin para Prokurorisë Themelore, në pritje të dy deputetëve të cilët hapën dyert e Kuvendit më datë 27 prill, por edhe pas më shumë se tre orë pritje asnjëri prej tyre nuk u shfaq, shkruan Almakos.
Tashmë kanë kaluar 6 muaj nga ngjarjet e përgjakshme të së enjtes, ku deputetët dhe gazetarët u sulmuan nga protestuesit, me karrige, grushte e shqelma, të irrituar nga zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetarë Kuvendi, mes te cilëve më së shumti e pësoi kreu iAleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Mukovski , i kontaktuar nga “Makfax”, është shprehur se s’ është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria.
“Bëhet fjalë për spekulime. Nuk mund të thirrem në diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski.
Nga Prokuroria nuk dhanë detaje, por vetëm njoftuan se deputetët e VMRO-së, Kërste Mukosvski dhe Sashe Vasilevski nuk do të merren në pyetje, njofton REL.
Disa ekspertët juridik në vend vazhdimisht kanë dalë me qëndrimet e tyre, se procedura rreth hetimit të ngjarjeve të 27 prillit, po zhvillohet ngadalë dhe se e njëjti duhet të përfshijë edhe organizatorët e vërtet të dhunës dhe jo vetëm ata të cilët shihen në incizime.
Në listën e të dyshuarve për këtë ngjarje, mes emrave të Vasilevskit dhe Mukovskit qëndrojnë edhe emra të zyrtarëve të tjerë të partisë së Nikolla Gruevskit.
Deri më tani nga të akuzuarit për përfshirje në dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend, është dënuar vetëm i moshuari i cili shihet duke tërhequr për flokësh ministren e punëve të brendshme, Radmilla Sheqerinska.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com