Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, Elton Kacidhja, është thirrur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK-ut, nga ku është marrë në pyetje më shumë se 3 orë për dosjen “5D”, që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.
Kacidhja, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Kujtojmë që Kacidhja është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, duke kërkuar që të arrestohet.
Sipas PD, Elton Kacidhja drejtori i UKT i ka dhënë tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos.