Tani për tani, Maqedonia ka 29 përfaqësi diplomatike-konsullore që nuk kanë ambasadorë dhe funksionojnë me ushtrues detyre.
Deri në fund të vitit, mandati u përfundon edhe 11 ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe ndihmës ambasadorëve.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se nuk ka asgjë kontestuese që vendi të përfaqësohet nga ushtruesit e detyrës.
MPJ thotë se bashkërendimi me kryetarin Ivanov ka filluar para një muaji, dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar. Deri tani, qeverisja e re dërgoi vetëm një grup ambasadorësh.