Ende ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe atë te fshati Budinarcë në Komunën e Berovës, i cili ditëve të fundit theksohej vazhdimisht si më i madhi, në të cilin janë të angazhuar më shumë se 500 persona në shuarjen e tij. Nga Qendra për Menaxhim të Krizave thonë se ky zjarr dalëngadalë po vihet nën kontroll.
Stojançe Angelov, drejtor në Qendrën për Menaxhimin e Krizave
“Në vendngjarjen e këtij zjarri kemi 130 zjarrfikës nga Austria me 52 automjete, 45 persona nga Sllovenia me katër automjete zjarrfikësash dhe 25 persona nga Bullgaria me pesë automjete. Përveç kësaj kemi më shumë se njëqind zjarrfikës lokalë. Kemi më shumë se 130 pjesëtar të policisë. Pjesëtarët e ushtrisë, pjesëtarët e ‘Pyjeve Kombëtare’, të cilët gjithashtu kanë shërbime kundër zjarrit”
Stojançe Angelov, drejtor në Qendrën për Menaxhimin e Krizave, theksoi se pjesëtarët e “Pyjeve kombëtare” janë trajnuar në shuarjen e zjarrit dhe kanë automjete speciale për atë qëllim, si dhe anëtarët e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtim, të cilët në vendngjarje me automjete speciale marrin pjesë në shuarjen e zjarrit në Budinarcë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve nga Ministria e Punëve të Brendshme ishin angazhuar rreth 588 plic, janë realizuar 22 moto-patrulla dhe janë përdorur 175 automjete.
Nga atje theksojnë se në 24 orët e fundit në terren kanë qenë edhe anëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë: Njësia speciale antiterror “Tigri”, Njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe Njësia speciale për mbështetje, të cilat ndihmojnë në mënyrë vetëmohuese për shuarjen e zjarreve.
Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje që rreptësisht të respektohet ndalimi i lëvizjes në pyje, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, të mos hidhen zjarre të pashuara dhe të mos lënë shishe qelqi ose objekte të tjera të cilat gjatë ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarre. Ata theksojnë se është e patjetërsueshme vigjilenca maksimale dhe sjellja plotësisht e përgjegjshme e secilit individ.
Ministria e Mbrojtjes, nga ana tjetër, informoi se në dhjetë ditët e fundit që nga shpërthimi i zjarreve, 1.500 pjesëtarë të Armatës janë përfshirë në trajtimin e zjarrit.
Zjarri në fshatin Nov Istevnik, i cili filloi që më 2 gusht, përfundimisht është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll.
Për shkak të terrenit të paqasshëm, zjarri mbi fshatin Rahoviq në Komunën e Sarajit paraditen e së martës ka qenë aktiv dhe paraqet rrezik potencial për vendin e gjuetisë Jasen dhe Matka. Ky zjarr ndahet në dy drejtime, prej të cilëve njëri shkon në drejtim të Matkës. Është paralajmëruar se në shuarjen do të kyçet edhe avioni rumun kundër zjarrit.
Zjarret në komunat Shtip, Prilep, Petrovec dhe Çashka janë vënë nën kontroll, edhe pse në disa vende akoma ka zjarr. I tillë është rasti me zjarrin në Petrovec, i cili nga fshati Divlje është drejtuar kah Konjarja e Mesme.
Mgid
Mgid