XHABIR DERALLA
500 ditë nga “operacioni special ushtarak” treditor i nisur nga krimineli dhe diktatori i luftës, Putin. Më shumë se dhjetë vjet pushtim brutal rus.
Burrat dhe gratë ukrainase e dinë se lirisë nuk mund t’i vendoset një çmim. Me përpjekje mbinjerëzore dhe sakrifica të mëdha, me vendosmëri dhe heroizëm të paparë, ata mbrojnë vendin e tyre nga agresori gjakatar.
Kanë kaluar plot 500 ditë që nga fillimi i një pushtimi në shkallë të gjerë nga një prej superfuqive ushtarake botërore, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kundër një shteti anëtar shumë më të vogël, të lirë, demokratik dhe sovran të OKB-së. Heroizmi dhe morali i lartë, dëshira universale dhe e pathyeshme për liri – bënë ndryshimin.
Qindra fshatra dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar dhe rrafshuar me tokë. Mijëra civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, iu nënshtruan torturave, përdhunimeve dhe ekzekutimeve brutale. Terrori i përditshëm i raketave ruse në të gjithë Ukrainën shkatërron blloqe të tëra banimi, shkolla, spitale, maternitete, ndërtesa e monumente kulturore, kisha… Ekocidi i vërtetë po kryhet me pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën. Deportuan dhjetëra mijëra njerëz, vodhën 20.000 fëmijë… Gjenocid. Së dyti, pas urisë 90 vjet më parë.
Klika racistike e Putinit e ka kthyer energjinë dhe ushqimin në armë që kërcënojnë të gjithë botën. Hordhitë e tij po vjedhin gjithçka që munden, nga lodrat e fëmijëve deri te makinat larëse, nga shtëpitë e Ukrainës. Dhe ata ikin me turp sa herë që përballen me rezistencën e vendosur të heronjve dhe heroinave ukrainase, të udhëhequr nga heroi i kohës sonë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky./Analiza e plotë.