HALKBANK AD Skopje është themeluar më 15.03.1993 si Shoqëri aksionare dhe bankë univerzale për kryerjen e të gjitha llojeve të punëve bankare në Republikën e Maqedonisë nën emrin Izvozna i Kreditna banka AD Skopje.
HALKBANK AD Skopje është brend stabil rritës i cili vepron duke përmbushur vizionin e saj global përmes ofertës së produkteve inovative dhe shërbimeve që paralelisht ecin me rritjen e besimit nga ana e klientëve si tregues më i madh i suksesit.
Brendi bankar turk Halkbank në Maqedoni është i pranishëm nga prilli i vitit 2011. Si tregues i përcaktimit të fortë për pranishmëri dhe strategji afatgjate të zhvillimit të sektorit financiar në Republikën e Maqedonisë, nga hyrja dhe deri në fund të vitit 2016 bëri kapitalizim të konsiderueshëm, me çka mjetet vetanake të Banksë arritën shumën prej 67,5 milionë EUR. Duke i pasur parasysh këto të dhëna HALKBANK AD Skopje u pozicionua si e 4-ta ndër bankat në Republikën e Maqedonisë sipas madhësisë së kapitalit.
Paralelisht me kapitalizimin e Bankës u zhvilluan edhe një varg investimesh në drejtim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve dhe qasjes së Bankës deri te subjektet përmes rritjes së rrjetit afarist dhe hapjes së numrit të madh degëve të reja nëpër tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, ku numri në fund të vitit 2016 arriti deri 37 degë bashkëkohore dhe tërësisht të rinovuara në lokacione të volitshme për klientët me mundësi për kryerjen e shpejtë të operacioneve të përditshme bankare, ndërsa numri i bankomatëve u rrit dyfish dhe në fund të vitit 2016 ishte 103. Për këtë periudhë HALKBANK AD Skopje në mënyrë të konsiderueshme e rriti numrin e të punësuarve nga 275 në 461, të punësuar me arsim të lartë dhe të shërbyeshëm në çdo kohë për klientët.
Data | АТМ | Të punësuar | Degë |
31.12.2011 | 48 | 275 | 21 |
31.12.2016 | 103 | 461 | 37 |
rritje | 55 | 186 | 16 |
https://halkbank.mk/filijali.nspx https://halkbank.mk/atm-mapa.nspx
HALKBANK AD Skopje për shërbime më të mira për klientët investoi në spektër të gjërë të shërbimeve, zhvillimi i mëtutjeshëm i të cilëve në të ardhmen nuk do të ndërpritet.
Investimet përbëheshin prej procesing qendrës vetanake për punë me kartela, Platformë të sigurisë 3D, mbulim të shkëlqyeshëm me ATM të reja, POS terminale më bashkëkohore, investime në teknologji pa kontakt, investim në banking elektronik dhe mobil tërësisht të ri për persona juridikë dhe fizikë, aplikime on line, investime në sistemin ERP dhe shumë procese të tjera, me çka sollën deri te rritja e transkacioneve të cilat kryhen përmes solucioneve të reja dixhitale prej mbi 55% nga numri total, me trend të rritjes së vazhdueshme, me qëllim lehtësimin dhe thjeshtëzimin e transakcioneve të përditshme bankare të klientëve me nivel të lartë të sigurisë.
Aktiva e Bankës në fund të vitit 2016 ishte 582 mil EUR, me çka HALKBANK AD Skopje është rradhitur në grupin e 5 bankave të mëdha në sektorin bankar në Republikën e Maqedonisë. Rritja e aktivës në periudhën e analizuar ishte pothuajse 4 herë.
Stabiliteti i HALKBANK AD Skopje gjatë 5 viteve të kaluara ishte identifikuar nga ana e klientëve të cilët rritjen e Bankës e mbështetën me rritjen e bazës depozituese për 296 mil EUR që në fund të vitit 2016 të arrijnë shumën 385,5 mil EUR.
Paralelisht me rritjen e bazës depozituese zhvillohej edhe rritja e portfolios kreditore e cila u shoqërua me analizë të detajuar të të gjitha sfidave të tregut, financiare dhe ekonomike dhe mjete të plasuara me kujdes tek ndërmarrjet dhe qytetarët përmes produkteve që përshtateshin për secilin profil individual të klientit në përputhje me rrethanat e jashtme të afarizmit. Rezultat i kësaj është një portfolio e shëndetshme e Bankës dhe nivel të ulët të kredive jofunskionale për tërë periudhën në kushtet e rrethinës turbulente. Neto kreditë totale në fund të vitit 2016 ishin 381 mil EUR që nënkuptonte rritje për mbi 4 herë për 5 vite, krahasuar me vitin 2011 nga hyrja e HALKBANK në Maqedoni.
Shuma e neto kredive të popullsisë u rrit nga 48,4 mil EUR në 171,5 mil EUR në drejtim të rritjes së vazhdueshme të kredive konsumatore dhe hipotekare si bazë stabile për rritje të mëtejshme, ndërsa shuma e kredive të dhëna ndërmarrjeve u rrit nga 43,3 mil EUR në 210 mil EUR në fund të vitit 2016.
Мiliona EUR
Data | Aktiva | Kreditë | Depozitat |
31.12.2011 | 151 | 91,7 | 89 |
31.12.2016 | 582 | 381,5 | 385,5 |
rritje | 431 | 289,8 | 296,5 |
Rritje stabile e Bankës, shoqëruar me plasmane të shëndosha, besim të rritur të qytetarëve të shprehur përmes numrit të shtuar të klientëve, llogarive transakcionale, kartelave pagesore, produkteve kreditore dhe depozitare, njohje të të gjitha investimeve të Bankës që kontribuan drejt punës së lehtësuar, të shpejtë dhe funksionale të ndërmarrjeve me Bankën, pa dyshim rezultonte edhe drejt rritjes së vazhdueshme të profitit.
Profiti në fund të vitit 2016 ishte 7,667 mil EUR çka e bën bankën e 4-të në Republikën e Maqedonisë në bazë të profitabilitetit, dhe jep hapësirë për kapitalizim plotësues në të ardhmen dhe mbështetje për ekonominë dhe qytetarët.
Viti | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 |
PROFITI në miliona EUR | -0,19 | 0,5 | 2,4 | 4,4 | 6,0 | 7,7 |
Ekipi i HALKBANK AD Skopje me këtë tekst dëshiron të shprehë falemnderimin e tij deri te të gjithë klientët persona fizikë dhe juridikë të Bankës, të cilët bashkarisht përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, besimit dhe punës së ndershme, në mënyrë të vazhdueshme e ngritëm Bankën ndër institucionet më me ndikim në Republikën e Maqedonisë.