Deri tani, gjithsej 5 familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira nga zjarret në Greqi, sipas informacioneve nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
“Në koordinim me autoritetet kompetente greke, ata janë drejtuar drejt pikave më të afërta të përcaktuara për këtë qëllim, ku janë strehuar bashkë me turistët e tjerë”, thuhet nder te tjerash në njoftimin e Ministrisë se Jashtme.
Ministria e Jashtme u bën edhe një herë thirrje shtetasve te Maqedonise që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e shërbimit të Ministrisë:
+389 75 268 736
ose përmes adresës elektronike:
[email protected]
Gjithashtu, mund të kontaktojnë numrat e shërbimit të Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik:
+30 694 526 8068
+389 71 323 001
– Njëkohësisht, u rikujtojmë shtetasve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura që të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale kompetente – shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Data 14.08.2026
Aktuale
- Ngritet kallëzim penal ndaj tre personave nga rajoni i Shkupit
- 5 familje nga Maqedonia, kanë kërkuar ndihmë për evakuim për shkak të zjarreve në Greqi
- VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?
- Këshilltari i Trumpit dhe i dërguari i Bordit të Paqes do të vizitojnë Izraelin për bisedime mbi Gazën
- Shqipëria nuk prodhon më/ Industria drejt shkatërrimit, njësoj si Ukraina në luftë
- Shoferi nga Strumica privohet nga liria pas aksidentit fatal, humb jetën 19-vjeçarja
- VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?
- Rikthimi i veprave të Matisse: Si policia braziliane zbuloi grabitësit e artit



