Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar një lajm të mirë për qytetarët që në fillim të vitit. Për herë të parë, Komuna e Butelit ka siguruar ndihmë financiare prej 5.000 denarësh për çdo fëmijë të porsalindur.
Sipas Kostovskit, kjo masë është pjesë e Programit për Mbrojtje Sociale për vitin 2026 dhe paraqet një angazhim konkret për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të reja në komunë.
Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore ishte premtuar ndihmë prej 3.000 denarësh, por falë menaxhimit të përgjegjshëm të buxhetit komunal, kjo shumë është rritur në 5.000 denarë për çdo të porsalindur.
“Ne nuk ndalemi këtu. Përveç mbështetjes financiare, po investojmë fuqishëm në infrastrukturë për të ardhmen e fëmijëve”, ka shkruar Kostovski.
Aktualisht po ndërtohen dy çerdhe në Butel 1 dhe Butel 2, ndërsa në periudhën e ardhshme janë planifikuar edhe tre çerdhe të reja në Radishan, Vizbegovë dhe Butel 1.
Sipas kryetarit të komunës, vizioni është i qartë: krijimi i kushteve më të mira për zhvillim, siguri dhe të ardhme më të ndritur për çdo familje në Butel.
Data 02.01.2026
Aktuale
- Krenar Lloga: E vërteta që mungon në narrativën mediatike për “turqit” dhe nënshtetësitë
- Protestë në Shkup/ Kërkohet rishqyrtimi i dënimit prej 11 vjet burg për Faton Lurin
- FOTO/ Bora bllokon rrugën e Thethit, varg i gjatë automjetesh! Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve
- Muamer Seferi nga VLEN është u.d drejtor i ri i NP “Parqe dhe Gjelbërim” Shkup
- VLEN: Me ligjet e reja, shteti godet ekonominë gri dhe mbështet fuqishëm ekonominë formale
- Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë
- Mickoski: Trenat në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridori 10 do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë
- (VIDEO) Tragjedia në Zvicër, një shtetas i RMV-së në mesin e personave të zhdukur


