Se a bëhet politikë me rastin e Almir Aliut, i cili vdiq pasi u shkel me makinë, nëse ka apo s’ka standarde të dyfishta në gjyqësor, pse shoqëria civile me protesta, të kërkoj drejtësi për këtë rast dhe pasojat e rikualifikimit të lëndës janë çështjet që debatohen sonte në emisionin #Click Plus që emitohet në Tv21, njofton Almakos.
Ibraim Bajrami, avokat i familjes Aliu thot se brenda godinës së Prokurosisë Publike ende po shqyrtohet mundësia për rikualifikim të lëndës për rastin e vrasjes së Almir Aliut. Duke folur për rrjedhën e procedurës penalo-juridike Bajrami vë në dukje se prokurorët në të dy këto institucione të organit të akuzës janë ndarë në baza etnike, duke shprehur konfrontimet e tyre të ashpra, njëra palë – ajo shqiptare, që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ndërsa pala tjetër e prokurorëve maqedonas që kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”. Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq.
“Përderisa këto zhvillime qëndrojnë pezull në Prokurorinë e lartë në Shkup, edhe seanca gjyqësore për këtë rast u anulua. Sipas Gjykatës Themelore të Kumanovës, me kërkesë të avokatit të famijes Aliu, për shkaqe subjektive seanca e sotme nuk u mbajt dhe e njëjta është shtyrë më 6 shkurt për të dhënë fjalën përfundimtare prokuroria dhe palët mbrojtëse. Kjo vjen një ditë pas protestës qytetare të mbajtur në Shkup para Prokurorisë së lartë kundër kërkesës për rikualifikim të lëndës në fjalë, të cilët shprehen se protestat do të vazhdojnë”, shprehet Bajrami.
Momenti tjetër është mos-pranimi nga ana e gjykatës i dëshmive që caktojnë nëse i padituri ka pasur mundësi ta shmangte apo jo veprën penale për të cilën akuzohet. Po ashtu dëshmitarët okularë nuk janë marrë fare parasysh nga ana e gjykatës.
Nga provat e prezantuara Bajarami thot se kanë qenë të pabaza, madje, manifestonin edhe qëllim të qartë për ndryshim të aktakuzës me çdo kusht. Mbeten dimensione të kalkulimit për shkak të përkatësisë etnike të viktimës me këtë vazhdon të dështojë edhe sistemi i së drejtës në Maqedoni./Almakos

