Kryegjyshata Botërore Bektashiane së bashku me Gjyshatën e Maqedonisë kanë shënuar 480 vjetorin jubilar të themelimit të teqesë, “Harabati Baba” të Tetovës.
Kjo godinë tashmë i ka kaluar kufijtë e një ndërtese me vlerë për vetëm një komunitet fetar dhe është kthyer në një pjesë të pandashme të historisë tonë si komb, pasi nga kjo ndërtesë ka filluar organizimi i lëvizjeve të ndryshme për mbrojtjen e popullit shqiptar.
“Më jepni rastin t’u uroj në cilësinë e kryegjyshit botëror bektashian si dhe krejt komitetit bektashian nga Azia e largët deri te ShBA-të. Allahu lartësoftë këtë besim 800 vjeçar dhe na dhuroftë paqe e begati të ndjekësve krenarë të Haxhi Bektash Veliut”,– tha kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Por, edhe përkundër vlerave të padiskutueshme fetare, historike dhe kombëtare, teqeja Harabati Baba, assesi të marrë vëmendjen e duhur institucionale. Rinovimi i shumëpremtuar nga Ministria e Kulturës dhe Pushteti Lokal tashmë është harruar. Ndërtesa rrezikon edhe shembjen, ndërkohë që vazhdon beteja ligjore mes Kryegjyshatës Bektashiane dhe Bashkësisë Islame të Maqedonisë për pronësinë e teqesë “Harabati Baba”.
VISAR SADIKI