Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.073 teste, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë Shkup-14, Radovish-5. Në Prilep dhe Kërçovë nga katër, Kumanovë-3, Strumicë, Manastir dhe Gostivar nga 2 të infektuar dhe në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë nga 1 të infektuar. Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 147 persona të shëruar si dhe 14 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.
– Advertisements –