39 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit, ja bilanci në Shqipëri në 24 orët e fundit

39 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit, ja bilanci në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se nga 3400 testime kanë rezultuar 39 raste të reja, ndërkohë që Tirana për herë të parë ka zbritur nën 10, me 8 raste pozitive. Po kështu raportohet për 2 humbje jete në 24 orët e fundit.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore       39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore          3,400

Testime totale        674,895

Raste pozitive        131,978
Raste të shëruara     123,081
Raste Aktive            6,468
Humbje jete             2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier            160
Korçë           209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë           143
Elbasan        113
Lezhë          102
Berat            77
Kukës           42
Dibër            37