Drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu ju bëri thirrje politikanëve që të mos i përdorin zjarret për të fituar pikë politike, por nëse shqetësohen aq shumë dhe dua aq shumë të luftojnë për shtetin, Saliu tha se mund të organizojë trajnim dhe t’i ftojë të kyçen sëbashku nëpër terrenet ku ka zjarre, shkruan Almakos.
“ Për sa kohë unë jam në këtë post si drejtues në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim më intereson vetëm të kryej detyrën time si duhet dhe nuk më intereson dhe nuk anoj nga asnjë parti politike. Andaj, ju bëj thirrje partive që të mos përdorin fatkeqësitë natyrore për të fituar pikë. Nëse shqetësohen aq shumë dhe dua aq shumë të luftojnë për shtetin mund të organizomë trajnim dhe t’i ftojë të kyçen sëbashku nëpër terrenet ku ka zjarre”- tha Saliu.
Saliu tha se në kuadër të kësaj drejtorie janë tre pilot, nga 6 që kanë qenë gjithsej, pasi që dy janë pensionuar dhe një nuk ka pasur përgatitjen e duhur. Së shpejti planifikohet që kjo drejtori të kërkojë të hapet konkurs për pranimin e pilotëve të rinj.
“ Këtë vit, menjëherë pas kësaj situate do të kërkojmë nga republika e Maqedonisë që të nënshkruajë konkurs të ri për pranimin e pilotëve. Këtë vit si edhe vitin e kaluar kemi kërkua pilot, por megjithatë me vështirësi gjenden pasi që me sa kam informacion duhet të kenë praktikë në fluturime prej rreth 800 orësh”- u përgjigj Saliu në pyetjet e gazetarëve.
Sipas tij gjendja me zjarret në vend është maksimalisht e normalizuar, andaj edhe nuk duhet përhapur panik në opinion.
“ Në Makedonski Brod nuk ka zjarre të ndonjë natyre. Zjarr aktiv kemi në dy vende në fshatin Vollçe në Mal të Thatë dhe Çashkë, atje janë dërguar helikopter të ARM-së. Dua të them se në atë pjesë marrim pjesë të gjithë, sepse Qeveria e Maqedonisë në atë pjesë shpalli gjendje krizë dhe në Çashkë. Zjarr tjetër aktiv kemi pranë Prilepit. Një zjarr është aktivizuar në Komunën Petrovec rreth orës 11. Janë aktivizuar avionët e drejtorisë ATE 802 FIRE BOSS-Air Tractor. Një zjarr aktiv është edhe në kufirin me Kosovën, konkretisht në fshatin Graçane. Brenda ditës pres se do të fikën dhe shuhen të gjitha zjarret. Kudo ku kemi pasur zjarre më herët, të njejtët janë shuar. Jarret të cila ishin problematik në fshatrat, Kallugjarec ( Makedonski brod), në Tetovë në fshatrat Kopance, Koritë dhe në Tudence.”- informoi drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Maqedonia ka marrëveshje dypalëshe më shumë shtete për ndihmë të përbashkët. Në vitin 2011 Maqedonia është nënshkruese e mekanizmit për mbrojtje civile, përmes Unionit Europian, dhe mund të aktivizojmë sistemin dhe të ketë ndihmën nga shtete tjera. Shembull është edhe rasti me dy aeroplanët Air Tractor cilët kanë ardhur nga Izraeli, se bashku me një ekip prej 24 anëtarësh të cilëtprej nesër do të ndihmojnë në terrën. Në ndihmë vetëm pak ditë më parë Maqedonisë i erdhi Bullgaria, me një helikopter dhe Truqia, gjithashtu me një helikopter. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuadër të saj ka tre aeroplanë ATE 802 FIRE BOSS- Air Tractor.
Ndërkohë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se ndalon lëvizjen e tërësishme në pyje, pa marrë parasysh qëllimin e tyre.
“Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për pyje, personave fizik të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje do t’u shqiptohet gjobë prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë denarë, në pajtim me nenin 106 nga Ligji për pyje. Gjithashtu, njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se është e ndaluar djegia e kashtës, barërave dhe mbeturina tjera bimore në vende gjuetie, në pajtim me Ligjin për gjueti dhe mbeturina tjera bujqësore në tokën bujqësore si masë parandaluese për mbrojtjen nga zjarret pyjore. Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për gjueti parashikohet gjobë në vlerë prej 1500 deri 3000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave fizik në pajtim me nenin 79 nga Ligji për gjueti.”- thuhet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Ndalesa fillon të vlejë prej 5 gushtit të këtij vitit dhe do të zgjas deri në heqjen e saj. /Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com