22 Mars 2019 / 15:17
Gazetarja e emisionit 360 gradë, i cili transmetohet në televizioni Alsat, Sllavica Filipovska është fituese e çmimit të parë në konkursin “Nikolla Mlladenov” të Institutit Maqedonas të Mediave për storjen më të mirë hulumtuese. Filipovska, çmimin e mori për një cikël storjesh në të cilat u zbulua detaje të panjohura për kimikatin e rrezikshëm “lindan”, të cilin në të kaluarën e ka prodhuar “Ohis”. Hulumtimi i gazetares Sllavica Filipovska zbuloi se një pjesë e vendit të quajtur Pelenica mbi lagjen Draçevë të Shkupit është në fakt deponi e harruar përplot me materie helmuese dhe se hetimet mjekësore kanë dëshmuar për rritje të nivelit të Lindanit në gjakun e vajzave të reja. Çmimin e dytë e mori gazetarja e të përditshmes “Koha” Evis Halili Memedalija për një sërë storjesh për keqpërdorimet në programin kombëtar të kulturës. Çmimin e tretë e mori gazetarja Vesna Kollovska për storjen hulumtuese për borxhet e komunave. Çmimi “Nikolla Mlladenov” ndahet për të 18-ën herë më radhë, ndërsa këtë vit konkurruan 30 autorë me 45 storje.
Edhe pse pushteti paralajmëroi se do ta rrethojë hapësirën në Pelenicë, pas disa muajve hapësira ende është në situatën e njëjtë. As nuk është rrethuar dhe as nuk është vendosur ndonjë sinjalizim me qëllim që qytetarët ta dinë se aty fshihet substancë toksike, e cila me të vërtetë na helmon të gjithëve- tha gazetarja Sllavica Filipovska.
Loading…


