Sot në gypin kryesor të sistemit të ujësjellësit për Komunën e Gostivarit, janë paraqitur defekte dhe si pasojë disa fshatra kanë ngelur pa furnizim me ujë për pije, njofton Flaka .
“Në gypin kryesor të sistemit të ujësjellësit, afër restorant Panorama, janë paraqitur dy defekte. Si pasojë e defekteve, përkohësisht paujë kanë ngelur lokalitetet: Banjicë e Epëme, Zdunjë, si dhe një pjesë e fshatit Debresh. Bëhet fjalë për gypin F-250”, shkuran kryetari Bejta në Fejsbukun e tij.
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, njofton Bejta, menjëherë dolën në terren dhe filluan punimet për mënjanimin e defekteve.
“Sipas dinamikës së punës dhe mendimit të ekspertëve, defekti do të mënjanohet brenda kohës dhe deri në ora 17 pritet që sistemi i ujësjellësit të rikthehet në funksion të plotë. Kërkojmë mirëkuptim deri tek banorët e lokaliteteve të lartpërmendura. Po bëjmë çmos që defektet të sanohet sa më shpejtë që është e mundur”, shkruan Bejta, transmeton /Almakos.com/