Më datë 03.04.2026 në orën 23:00 në SPB Tetovë, një grua 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në shtëpinë familjare është shqetësuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor F.R. (23) nga Tetova.
Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin F.R. dhe i njëjti është ndaluar për procedurë të mëtejshme, pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.


