Më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit për Rritje, informojn nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.