Histori që të rrëqëthin trupin dalin nga Lagja e Trimave çdo herë që vizitohet ky vendbanim, ku katër vite më parë një përleshje e armatosur tmerroi gjithë rajonin, shkruan gazeta Lajm. Rasti i Besnik Ajdinit, është vetëm një dëshmi për atë cfarë përjetuan banorët. Ai u arrestua nga policia ditën e parë të luftimeve derisa po largohej nga lagja bashkë me familjen. Besniku u mbajt për 30 muaj në burg pa faj dhe më pas u la i lirë, pasi nuk u gjetën prova kundër tij.
Arrestimi i tij pa faj nuk ishte dëmi i vetëm. Luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 i’a kanë shkatërruar shtëpinë, ndërsa shteti nuk i’a ka kompenzuar dëmin, shkruan gazeta Lajm. Pas luftimeve me ndihmën e njërëzve human, ai arriti të ndërtojë këtë shtëpia një katëshe ku jeton bashkë me familjen e tij.
Për Besnikun 9 dhe 10 maji i vitit 2015 janë ditët më të këqija në jetën e tij. Cdo herë që kujton momentin e arrestimit, atij i kujtohen edhe torturat që kishte përjetuar nëpër stacionet e policisë ku ishte mbajtur dhe gjatë 30 muajve në burg.
Por, pas shumë vuajtjeve një moment të mirë përjetoi kur u shpall i lirë. Besniku pret që më 16 maj Gjykata e Apelit, të konfirmojë pafajësinë e tij. /Gazeta Lajm


