Më 28 Nëntor 2017 Shkupi të jetë Kryeqendra e Përpjekjes për Shqipëri Etnike. Kjo është kërkesa e Hyzri Salihut, Koordinator i FBKSH së Shqipëri Etnike –Mërgatë. Njëkohësisht FKBSH kërkon drejtësi për Grupin e Kumanovës, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të merr “në vetëmbrojtje” pjesëtarët e këtij grupi. Ja deklarata e plotë e FKBSH-së:
Kryesia e Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqipëtarë (FBKSH) me rigorozitet ndaj idealit kombëtar, në koherencë me ngjarjen aktuale “Kumanova”, në shërbim të çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqipëtarëve në ish-Maqedoni, pasi u mblodh me urgjencë të jashtëzakonshme vendosi unanimisht të dalë përpara opinionit mbarëshqipëtar dhe atij ndërkombtarë me këtë Deklaratë si vijon:
- Ndëshkojmë pa kompromis genocidin shtetrorë maqedonas ndaj popullsisë shqipëtare të Kumanovës në 09 dhe 10 maj të vitit 2015 duke e konsideruar një terrorizëm shtetrorë të organizuar për qëllim të spastrimit etnik!
- Ndëshkojmë vrasjet shtetrorë të policisë maqedone ndaj djemëve Shqiptarë të ndodhur në tokën dhe shtëpin e tyre në kushtet ekstreme të mos kapërcimit të kufijëve të mbrojtjes së nevojshme!
- Nuk pranojmë dhe për më tepër kontestojmë kërkesat antinjerzore të prokurorisë sllave-maqedone dhe aq më pak vendimet e padrejta të Gjykatës së këtij shteti artificial ndaj të akuzuarve Shqipëtarë për ngjarjen në fjalë!
- Kërkojme nga autoritetet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ( bazuar në Nenin nr. 8 pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperis) të marrin nismën e përbashkët për kërkesën të rishikimit të vendimeve të padrejta e antishqiptare nga gjyqësori maqedonas drejtuar strukturave juridike koompetente të Evropës ku sanksionohen të drejtat e njeriut!
- Nëpërmjetë kësaj deklarate, ju bejmë me dije se: në rast se të drejtat e “djemëve” Shqiptarë viktima të kinse drejtësisë maqedone nuk do të përfaqsohen denjësisht nga organet shtetrore të dy shteteve Shqiptarë, atëherë FBKSH është e legjitimuar të marrë nën vetmbrojtje të drejtat e tyre me të gjitha mënyrat! KRYESIA E FBKSH Kryetar: Jurist, Ibush Hetemi Sekretar Politik: Av. Genc Llakaj Koordinator :Prof Hyzri Salihu