Të ftuarit e sontëm në #Click Plus që emitohet në Tv1 me ekspertët Naser Zyberi, Imer Selmani, dhe Abedin Zymberi, u debatua rreth paraburgimeve te ditëve të fundit që bëri qeveria, se si u gjykua forma e arrestimit të të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit, përse 16 persona ndër to edhe funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit u dërguan në paraburgim në Shutkë, ndërsa 6 të tjerë u dënuan me paraburgim shtëpiak, çfarë do të ndodhë me imunitetin e deputetëve të dyshuar për dhunë, çfarë u diskutua në takimin e jashtëzakonshëm të mbrëmjes së sotme në kunvend në mes kryeparlamentarit Xhaferi dhe liderëve Zoran Zaev e Ali Ahmeti dhe a do të jetë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar edhe për natën e 27 prillit janë çështje që u shtruan mes ekspertëve, raporton Almakos.
Në një lidhje të drejtpërdrejt kryeparlamentari Xhaferi sqaron se takimi para pak çastesh mes Zaevit dhe Ahmetit u inicua për të qenë e informuar shumica parlamentare për porcedurat dhe implikimet e mundëshme që mund të rrjedhin më pas.
” E vlerësoi takimin si konstruktiv. Ai tha se janë dakorduar që takimet të vazhdojnë edhe më tej. Qëllimi i takimit ishte normalizimi i proceseve politike në vend, për shkak se me të vërtetë u shkaktuan reagime nga ana e qytetarëve, pasi që kishte aktivitete nga prokuroria publike dhe nga gjykatat në Maqedoni të lidhura me ngjarjet e 27 prillit, nuk do të doja ti komentoj vendimet e gjykatave, unë bazohem në aspektin ligjor dhe besoj se në Maqedoni duhet patjetër të mbizotërojë e drejta”, u shpreh Xhaferi.
Zyberi thot se është një procedurë e rregull e praparë me aktet normative, kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit. Komisioni për çështje të rregullores së imunitetit dhe mandatit debatoi për kërkesën e Gjykatës Penale për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetë, të cilët Prokuroria i ngarkon për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit për ngjarjet e 27 Prillit.
“Sipas rregullores së Kuvendit, Xhaferi duhet t’i përcjellë kërkesat deri te kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski, i cili duhet të caktojë seancë në të cilën duhet të vendosë për to”, deklaroi Zyberi.
Xhaferi sonte dorëzoi kërkesën e Gjykatës Penale në Komisionin për mandate dhe imunitete. Gjykata u ka caktuar paraburgim 30 ditor 13 të akuzuarve për veprën ‘cenim terrorist i rendit kushtetues’ lidhur me natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Për gjashtë persona tjerë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Edhe Imer Selmani thot se më 27 prill të këtij viti në Parlamentin e Maqedonisë një turmë e njerëzve të organizuar u futën me dhunë në Parlament, të cilët u përpoqën të përplasen me deputetët e shumicës së re parlamentare. Policia për dy orë të tëra nuk reagoi ndaj agresionit në të cilin u sulmuan dhe lënduan kryeministri Zoran Zaev, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela si edhe disa deputetë të LSDM-së. Për lejimin e turmës të hyjë në Parlament janë përmendur deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët sot janë pjesë e të arrestuarve.
“Nuk është rasti i parë apo i fundit që do t’ju meret imuniteti deputetëve, por ajo që dua të theksoj është se ende në memorien tonë si qytetar të këtij vendi situata e dhunimit te kuvendit është akoma e freskët. Mnedoj që nuk ka dilema për pjesmarrjen e deputetëve të cilët ishin ndër të parët që mundësuan dhunën dhe po këta deputet ndihmuan në ngritjen e aktit terorrist”, vlerësoi Selmani.
Zymberi, i cili sqaron se në Kushtetutë thuhet se deputetit nuk mund t’i shqiptohet përgjegjësi penale dhe të paraburgoset pa deklarimin e parlamentit për heqjen e mandatit nga ana e Kuvendit. Ziberi sqaron më tej se vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake, e dikton nevojën që të deklarohet Kuvendi për heqje ose jo të imunitetit. Ai theksoi se gjykatësi në çështjen paraprake duhet të vlerësojë se a duhet të caktojë masë paraburgimi për deputetët. Nëse ai vlerëson se nevojitet masë e paraburgimit, do t’i drejtohet Parlamentit për heqje të imunitetit. Dhe deri në këtë fazë, nuk ka shkelje të dispozitave të kushtetutës për çështjen e imunitetit të deputetëve, por është i pëshpejtuar procesi i arrestimeve që u bënë ditë më parë.
“Ky rast është ca i shpejtar në aspektin e arrestimeve të deputetve, momenti është se paralamenti i Maqedonise ka hapë shumë procese dhe reforma me presion ndërkombëtar, ndërkaq këtu kemi hap të shpejtuar meqë i gjithë ecuria e arrestimeve ka pasur mundësi të kalojë në faza të ndrshyshme”, shton Zyberi./Almakos

