Me deklaratën para gjykatës të të akuzuarit Goran Gjosheski sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Gjosheski më 27 prill ka punuar si shef i sigurimit personalë i kryetarit të Kuvendit dhe në këtë detyrë ka qenë më 15 nëntor të vitit të kaluar kur është ndërruar.
Gjatë dëshmisë, Gjosheski sqaroi se më 27 prill ka ardhur në punë në Kuvend rreth orës 08:45 dhe rreth orës 15 ka mbajtur takim me ekipin pas të cilit është takuar edhe kryetarin e sigurimit të Kuvendit Aleksandar Jankoviq, dhe pastaj është nisur për në shtëpi.
Dëshmoi se në telefon e kanë informuar se në sallën e Kuvendit këndohen himne dhe ka tensione dhe rreth orës 18:40 është kthyer në Kuvend.
“Veljanoski më thirri në kabinetin e tij dhe më tha ta organizojë sigurimin e kabinetit të tij sepse në sallën plenare bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe se deputetët e LSDM-së do të bëjnë përpjekje me dhunë ta largojnë nga kabineti”, tha Gjosheski, Ka kërkuar më shumë njerëz nga kryetari i sigurimit të Kuvendit, por ai i ka thënë se nuk ka dhe se në dispozicion e ka vetëm ndërrimin e rregullte e ka informuar edhe Shtabin operativ dhe ka kërkuar ndihmë.
Gjosheski dëshmoi se kur ka zbritur poshtë në sallë para derës kryesore e ka parë Vladimir Stojkovskin dhe Kërsto Mukosikin, si e mbajnë rrezen e sigurisë të derës. U ka thënë ta lënë derën, pas së cilës ata e kanë lënë dhe ai është larguar. E ka takuar Abdulfeta Alimin të cilin e ka pyetur për çelësat dhe atëherë ka dëgjuar përplasje dhe e ka parë se dera e djathtë e Parlamentit është hapur. Ia ka dhënë çelësat Alimit dhe i ka thënë të shkojë lartë para Kabinetit. Është kthyer te Veljanovski i cili i ka thënë të qëndrojë para Kabinetit.
Sipas dëshmisë së tij, njerëzit të cilët kanë hyrë në Kuvend e kanë quajtur Veljanoskin tradhtarë dhe kanë pyetur se ku gjendet. Tha se 90 për qind prej të akuzuarve i ka njohur në seancat edhe sipas pamjes.
Në pyetjen e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski Nixha, nëse është e saktë se ai ka marrë sms porosi nga Veljanoski se vijnë në ndihmë persona të maskuar në Kuvend, i akuzuari Gjosheski tha se porosi të tilla sms nuk ekzistojnë. I pyetur pse si policë nuk i ka legjitimuar personat me maska në Kuvend, Gjosheski tha se në udhëzimet e policëve qartë qëndron se nuk mund të veprojnë sipas autorizimeve të veta nëse kjo e rrezikon jetën personale.